Shefi i Dortmundit: Ne s’kemi nevojë të shesim lojtarë

Futboll

Shefi i Dortmundit: Ne s’kemi nevojë të shesim lojtarë

Më: 14 prill 2021 Në ora: 09:15
Erling Braut Haaland dhe Jadon Sancho

Shefi ekzekutiv i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, ka thënë se klubi gjerman nuk do ta shesë asnjë futbollist me çmim të zbritur në verë.

Dortmundi do të përballet sonte me Manchester City në ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve, si humbës i ndeshjes së parë me rezultat 2:1 javën e kaluar në Etihad.

Duke qenë se renditet në vendin e pestë kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund, Dortmundi nuk e ka të sigurt pjesëmarrjen në garën kryesore evropiane për klube sezonin e ardhshëm.

Por nëse klubet rivale mendojnë se kjo do t’iu ndihmonte atyre t’i blinin yjet e Dortmundit, si Erling Braut Haaland dhe Jadon Sancho, Watzke thotë se ata e kanë gabim.

“Kur COVID-19 goditi, ne nuk e kishim asnjë borxh. Asnjë euro. Për shkak të kësaj, ne jemi rehat. Ne nuk kemi nevojë ta shesim ndonjë lojtar. Kjo është e rëndësishme”, tha Watzke për BBC.

“Klubet e pasura në botë, duhet ta dinë se kur e duan një lojtar të Dortmundit i kanë dy mundësi. E para është, unë u them atyre nuk keni gjasa. E dyta, do t’iu them ‘ky është çmimi’. Pastaj ata duhet ta dinë se ky është çmimi dhe nuk ka çmim tjetër. Ne jemi të qartë dhe të sinqertë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat