Tuchel: E dua këtë skuadër në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Futboll

Tuchel: E dua këtë skuadër në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Më: 14 prill 2021 Në ora: 10:03
Tuchel: E dua këtë skuadër në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Chelsea u kualifikua në katër të fundit të Ligës së Kampionëve të martën duke eliminuar Porton.

Thomas Tuchel, trajneri i Chelseat, tani shpreson të luajë me Real Madridin e Zinedine Zidane për një vend në finale.

“Arritja në gjysmëfinale është një sukses i madh”, thotë Tuchel.

“Është një hap i madh të jesh në këtë fazë të kompeticion. Ne dëshirojmë të shkojmë në finale.”

“Në përgjithësi, nuk më pëlqen të luaj kundër ekipeve të kampionatit tim në Ligën e Kampionëve, sepse kjo jep më pak ndjesinë e një gare evropiane”, vazhdoi trajneri gjerman.

“Gjithçka është e mundur. Liverpool është shumë i fortë në shtëpi. Ne do të përballemi kundërshtarin që do të na bie. Është një situatë e mirë për ne”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat