Guardiola: Nëse nuk fitojmë do të më quajnë dështak

Futboll

Guardiola: Nëse nuk fitojmë do të më quajnë dështak

Më: 14 prill 2021 Në ora: 11:04
Guardiola: Nëse nuk fitojmë do të më quajnë dështak

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka pranuar se njerëzit do ta shohin si trajner të dështuar, nëse nuk e fiton Ligën e Kampionëve gjatë qëndrimit në klubin anglez.

City do ta kërkojë gjysmëfinalen në Ligën e Kampionëve sonte në ndeshjen e kthimit çerekfinale kundër Borussia Dortmundit, pasi e fitoi 2:1 të parë në shtëpi,

Gjiganti i Premierligës nuk e ka arritur gjysmëfinalen nën udhëheqjen e Guardiolës asnjëherë, pasi në tri sezone radhazi u eliminua në çerekfinale.

“Unë e di se, nëse nuk fitojmë do të më quajnë dështak dhe nëse fitojmë do të thonë ‘sa i mirë është Pep’”, tha Guardiola.

Guardiola, i cili e fitoi dy herë Ligën e Kampionëve me Barcelonën, por dështoi ta bëjë këtë në tri sezone me Bayern Munich dhe është në kërkim të trofeut të parë evropian me City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat