Klopp i kërkon falje Real Madridit

Futboll

Klopp i kërkon falje Real Madridit

Më: 14 prill 2021 Në ora: 11:11
Klopp i kërkon falje Real Madridit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka kërkuar falje që e kishte quajtur qendër stërvitore stadiumin e dytë të Real Madridit, “Alfredo di Stefano”, duke thënë se nuk e ka pasur për qëllim ta fyejë askënd.

Trajneri gjerman shkaktoi polemika javën e kaluar me komentet e tij për stadiumin “Alfredo di Stefano” para takimit të parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të cilin Liverpooli i tij e humbi 3:1 në atë terren.

Por tani, në prag të ndeshjes së kthimit çerekfinale në Anfield, Klopp u sqarua duke thënë se nuk ka dashur ta ofendojë askënd.

“Njerëzit e kanë bërë punë të madhe këtë gjë. Unë nuk kam dashur të ofendoj”, tha Klopp të martën.

“Nëse ata mendojnë se (Di Stefano) është stadiumi në të cilin duan të luajnë, atëherë për mua është plotësisht në rregull”.

Ai shtoi: “Nëse dikush është ofenduar na unë, kërkoj falje. Nuk ishte qëllimi im ai”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat