Ferdinand: Kjo është arsyeja që Chelsea dëshiron Real Madridin në gjysmëfinale

Futboll

Ferdinand: Kjo është arsyeja që Chelsea dëshiron Real Madridin në gjysmëfinale

Më: 14 prill 2021 Në ora: 11:13
Rio Ferdinand

Ish mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand beson që skuadra e Thomas Tuchel do të dëshironte një ballafaqim me Real Madrid para Liverpoolit.

Real Madrid dhe Liverpool do të përballen sot në Champions League dhe Chelsea do ta pres fituesin e këtyre dy skuadrave në gjysmëfinale.

Sipas Ferdinand Chelsea do të preferonte që t’i shmangej një dueli me Liverpoolin.

“Kur humbni ndaj një ekipi anglez, kudo që ecni, kudo që shikoni në televizor, balladaqoheni me të. Kur luani kundër një ekipi evropian, nuk është ky problem” , tha Rio Ferdinand.

Edhe Joe Cole u pajtua me Rio Ferdinand duke thënë se sa ishte lojtar e urrente të përballej me klube angleze në Champions League.

“Unë ende besoj se Real Madrid është opsioni më i mirë për Chelsean në gjysmëfinale. Unë e urreja të luaja kundër një ekipi anglez sa isha vet lojtar’‘, tha Joe Cole.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat