Me mungesa të shumta

Futboll

Me mungesa të shumta

Më: 14 prill 2021 Në ora: 11:15
Me mungesa të shumta

Zinedine Zidane e tha qartë në konfer encën për shtyp se skuadra e tij është gati për tu përballur me Liverpulin për ndeshjen e dytë çerekfinale në Champions. Francezi, gjithashtu theksoi se Reali do të japë gjithçka për të dalë i fituar nga ky takim edhe pse i ka mundur në ndeshjen e parë “Reds”-at me rezultatin 3-1.

“Nuk do të shkojmë në Liverpul për të ruajtur avantazhin e ndeshjes së parë. Kjo gjë nuk do të ndodhë. Reali kërkon gjithmonë të fitojë ndeshjet. Jemi gati për një sfidë tjetër të madhe.

Faktorët emocionalë dhe fizikë ecin së bashku. Ajo që ka rëndësi është gatishmëria që skuadra ka për ta fituar këtë ndeshje”, tha Zidane.

MUNGESAT – Edhe pse në Angli, Reali do të luftojë pa Serxhio Ramosin, Rafael Varan, Dani Karvahal dhe Lukas Vaskez. Trajneri u beson lojtarëve që ka marrë me vete në Ishull. “Djemtë gjithmonë kanë treguar në momentet e vështira se nëse luan si skuadër mund të mposhtësh këdo. Shumë gjëra kanë ndodhur dhe mua më mungojnë shumë lojtarë. Do të doja t’i kisha të gjithë me vete. Do ta përgatisim këtë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme. Është një sezon shumë i vështirë dhe i pazakontë për ne por edhe për skuadrat e tjera. Shpresojmë të rikuperojmë sa më shumë lojtarë të jetë e mundur”, deklaroi “Zizu”. I pyetur nëse Reali mund t’i fitojë të dyja, Championsin dhe kampionatin, ish-lojtari i Realit tha:

“Do të luftojmë në të dyja kompeticonet deri në fund”. Zidan bëri gjithashtu të ditur se kishte arritur të rikuperonte Fede Valverde, i cili kishte patur disa probleme pas ndeshjes me Barcelonën. “Fede është rikuperuar dhe do të jetë 100% gati për skuadrën. Do të shohim se si do ta menaxhojmë gjendjen e tij. Odriozola?

Ai ka luajtur shumë pak, por nuk dua të flas për këtë gjë tani. Ndodhemi në një pikë shumë delikate të sezonit. Objektivat kanë qenë të qartë që në start. Kampionati dhe Champions janë prioritetet tona. Reali gjithmonë për të fituar trofe të rëndësishëm.

Është në ADN-në e klubit. Dhe lojtarët po japin gjithçka për t’u dhënë një kënaqësi të madhe tifozëve, të cilët na kanë munguar shumë në vitin e fundit. Shpresoj që ata të kthehen sa më shpejt dhe së bashku të argëtohemi në ‘Bernabeun” e ri’”, përfundoi Zidan. Reali është shumë pranë kalimit në gjysmëfinale pasi mundi në ndeshjen e parë skuadrën e Jurgen Klopit me rezultatin 3-1 duke hedhur një hap të rëndësishëm në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat