Al Khelaifi ka zbuluar qëllimin kryesor të PSG-së

Futboll

Al Khelaifi ka zbuluar qëllimin kryesor të PSG-së

Më: 14 prill 2021 Në ora: 11:16
Al Khelaifi ka zbuluar qëllimin kryesor të PSG-së

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi ka dërguar mesazh të fortë lidhur me të ardhmen e dyshes Kylian Mbappe dhe Neymar, derisa zbuloi se duan trofeun e Ligës së Kampionëve.

Dje, PSG eliminoi Bayern Munichun në çerekfinale, kurse tani presin të mësojnë kundërshtarin e gjysmëfinales, përcjellë lajmi.net.

Al Khelaifi ka zbuluar qëllimin kryesor të PSG-së në garën me prestigjioze në botë, derisa foli edhe për të ardhmen e dyshes Neymar dhe Mbappe.

“Është qëllimi ynë të vazhdojmë sa më lartë. Qëllimi ynë është të shkojmë në finale dhe ta fitojmë. Do vazhdojmë ndeshje pas ndeshje. Mund të kishim shënuar tri apo katër gola, por në fund u kualifikuam”.

“Fituam ndaj Barcelonës dhe Bayern Munich, kjo nënkupton shumë. Jemi këtu për ta fituar Ligën e Kampionëve. Jam krenar për skuadrën”.

“Kemi investuar shumë në klub që ta fitojmë Ligën e Kampionëve dhe të gjithë trofetë e mundshëm. Neymar dhe Mbappe nuk kanë arsye që të largohen. Kemi gjithçka për të fituar turneun”.

“Kemi respekt për tjerët, por jemi aty me ta. Jemi duke punuar dhe nuk ka mbaruar. Duhet të vazhdojmë, të jemi të qetë sepse Liga e Kampionëve nuk ka mbaruar. Besojmë, sekreti është te puna. Detajet do bëjnë ndryshimin gjithashtu”, deklaroi ai.

Ndërkohë, PSG ka arritur marrëveshje me Neymar, derisa bisedimet vazhdojnë me Mbappen, ky i fundit konsideron kalimin te Real Madrid.

Kurse, PSG në gjysmëfinale do përballet me fituesin e takimit Borussia Dortmund – Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat