Plas te Bayerni, largohet trajneri Hansi Flick!?

Futboll

Plas te Bayerni, largohet trajneri Hansi Flick!?

Më: 14 prill 2021 Në ora: 11:20
Plas te Bayerni, largohet trajneri Hansi Flick!?

Aventura e trajnerit Hansi Flik te stoli i Bajern Munihut mbërrin në fund! Trajneri gjerman, sipas asaj që Lotar Mateus ka thënë për “Sky Sport”, do të largohet në fund të sezonit, pasi ka marrë ofertë nga DFB (Federata Gjermane) për të drejtuar kombëtaren e Gjermanisë pas largimit të Joakim Loevit. Veç kësaj, në vend të tij pritet të ulet trajneri i talentuar dhe i ri i Leipzig, Julian Nagelsman.

Flik do të largohet ndoshta edhe më një tjetër titull kampion dhe pasi ngriti sezonin e shkuar të gjithë trofetë e mundshëm që ekziston, plot 6 të tillë (Bundesligë, Champions, Kupë, Superkupë, Superkupë Europe dhe Botëror i Klubeve).

Sivjet, Bajern u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe gjithashtu ishte eliminuar me kohë nga Kupa e Gjermanisë. Mbetet edhe kampionati deri në fund por vendimi është marrë.

Debatet dhe raporti i krisur mes drejtorit sportiv Hasan Salihamixhiç dhe Hansi Flick ka ndikuar shumë në këtë vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat