Trajneri i PSG-së: Është turp që nuk shënuam

Futboll

Trajneri i PSG-së: Është turp që nuk shënuam

Më: 14 prill 2021 Në ora: 11:25
Trajneri i PSG-së: Është turp që nuk shënuam

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka thënë se ndihet i lumtur me paraqitjen e ekipit të tij në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut.

PSG u mposht në shtëpi nga Bayerni me rezultat 1-0 në ndeshjen kthyese çerekfinale, por u kualifikuan tutje shkaku i fitores 3-2 në ndeshjen e parë në Gjermani.

“Ne ishim shumë të përqendruar. Ishte një ndeshje me të vërtetë e vështirë. Jam me të vërtetë i lumtur sepse lojtarët meritojnë merita të mëdha. Të fitosh dhe të kualifikohesh në gjysmëfinale është një moment i mahnitshëm për ne”, ka thënë fillimisht Pochettino për BT Sport pas ndeshjes.

“Kur je në vijën anësore, vërtet afër fushës, nuk është e lehtë ta shijosh, por përpiqem. Çdo herë, jam i qetë jashtë – por brenda ke stresin dhe kjo është adrenalina që ne duam ta ndiejmë, por sonte ishte një lojë fantastike”.

“Jam i lumtur për lojtarët, stafin dhe klubin – për presidentin dhe drejtorin sportiv Leonardo gjithashtu. Është mirë të ndajmë këtë moment lumturie së bashku”.

“Më ka marrë malli për këtë adrenalinë kur isha në shtëpi. Kjo është gara më e madhe për klube, kështu që padyshim që isha nervoz. Nga brenda, unë po zieja”.

“Ishte normale që Kimmich dhe Muller, lojtarë të shkëlqyeshëm, kishin besim te vetja. Ata kanë fituar gjithçka. Por futbolli është një sport kaq i bukur – duhet të luftosh dhe të mos dorëzohesh kurrë. Në krye të kësaj, kemi edhe cilësi”.

“Ne kemi punuar shumë për të korrigjuar pozicionimin tonë gjatë lojës dhe për t’i bërë gjërat më mirë, veçanërisht në krahë. Ne u lejuam atyre shumë më pak hapje. Është turp që nuk shënuam, por i lumtur me kualifikimin”, përfundoi trajneri i PSG-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat