Sot finalja e Kupës së Kosovës

Futboll

Sot finalja e Kupës së Kosovës

Më: 14 prill 2021 Në ora: 11:38
Sot finalja e Kupës së Kosovës

Sot  më 14 prill nga orën 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futsall.

Për trofeun e kësaj gare do të përballen Liqeni nga Drenasi dhe Liburni nga Gjakova.

Liqeni kishte eliminuar Mabetex Prishtinën, ndërsa Liburni fitoi ndaj BB Llapit.

Për shkak të gjendjes me pandeminë edhe kjo ndeshje do të luhat pa praninë e shikuesve.

Por ndeshja do të jetë drejtpërdrejt në RTK për adhuruesit e futsallit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat