Trajneri i Bayernit: Ata ishin të rrezikshëm në sulm

Futboll

Trajneri i Bayernit: Ata ishin të rrezikshëm në sulm

Më: 14 prill 2021 Në ora: 12:24
Trajneri i Bayernit: Ata ishin të rrezikshëm në sulm

Trajneri i Bayern Munichut, Hansi Flick, ka folur pas eliminimit nga Liga e Kampionëve ndaj PSG-së.

Sipas tij, rezultati i ndeshjes së parë ishte i papranueshëm, por lavdëron skuadrën për paraqitjen.

“Duke pasur parasysh ndeshjen e parë, me të gjitha rastet tona dhe ato që dhamë; pa golin e tretë, do të kalonim. Ju e patë sa të rrezikshëm janë ata në sulm.

Unë duhet ta komplimentoj ekipin tim, edhe pse Parisi kaloi tutje. Si një humbës i drejtë, unë do të doja t’i përgëzoja ata.

Normalisht, skuadra ime ka kaq shumë cilësi në sulm, por sot e kishim atë goditjen përfundimtare. Ne duhet ta pranojmë këtë, edhe pse do të donim një rezultat tjetër”, deklaroi Flick.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat