Rezultatet zhgënjyese

Futboll

Rezultatet zhgënjyese

Më: 14 prill 2021 Në ora: 13:18
Rezultatet zhgënjyese

Totenhem është duke kaluar një sezon të vështirë teksa rezultatet e londinezëve kanë qenë zhgënjyese. Aktualisht, Spurs renditen në vendin e shtatë në kampionat, teksa janë gjashtë pikë larg zonës së Champions League.

Një objektiv i cili medoemos duhet realizuar, pasi përndryshe i pari që do ta pësojë do të jetë trajneri Hoze Murinjo.

Në fakt, portugezi gjatë gjithë këtij sezoni ka qenë në “fije të perit”, megjithatë presidenti Daniel Levi nuk ka marrë masa. Por, mbetja jashtë Champions është një dështim i madh, ndaj edhe te londinezët janë bërë gati nëse i duhet të shkarkojnë Murinjon. Zëvendësuesi do të ishte një patriot i Murinjos dhe fjala është për Nuno Espirito Santos.

Ky i fundit prej katër vitesh është trajner i Uolverhempton dhe ia ka dalë që të ndërtojë një skuadër dinjitoze, ndaj, edhe Totenhem mund t’i japë shansin e karrierës.

Tashmë, mbetet për t’u parë klasifikimi i londinezëve në fundin e sezonit, ndërsa nëse shkarkohet Murinjo, klubi duhet t’i paguajë tetë milionë euro për prishjen para kohe të kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat