Refuzoi 70 milionë euro dy vite më parë...

Futboll

Refuzoi 70 milionë euro dy vite më parë...

Më: 14 prill 2021 Në ora: 13:38
Refuzoi 70 milionë euro dy vite më parë...

Edin Dzeko duket i destinuar të lërë Romën në fund të sezonit, pasi “thyerja” me ambientin verdhekuq nuk është rikuperuar si duhet dhe për më tepër, këtë vit kanë munguar edhe golat për sulmuesin boshnjak.

Pikërisht për këtë arsye, drejtori sportiv i kryeqytetasve, Tiago Pinto është vënë në kërkim të një tjetër bomberi për verdhekuqtë dhe emri në krye të listës është ai i kapitenit të Torinos, Andrea Belotti.

Pasi refuzoi 70 milionë euro dy vite më parë, presidenti i klubit ‘granata” është gati të shesë sulmuesin për 40 milionë euro këtë verë, megjithatë negociatat varen edhe nga ecuria e Torinos deri në fund të sezonit, pasi skuadra lufton për të siguruar mbijetesën në elitë.

Me opsionin e një Torinoje që bie në Serinë B, arritja te Belotti mund të ishte shumë më e lehtë për Romën, që shikon sulmuesin e kombëtares italiane si idealin për të udhëhequr repartin e avancuar dhe për të garantuar golat e nevojshëm për një klub konkurrues.

Megjithatë duhet parë me kujdes edhe konkurrenca, pasi Belotti po ndiqet me interes edhe nga Milani, që kërkon një sulmues me peshë, duke qenë se mosha e Zlatan Ibrahimovic nuk garanton shumë për të ardhmen.

Sa i përket spanjollit Mayoral, Roma duket se ka vendosur të rinovojë huazimin edhe për një tjetër sezon dhe vetëm verën e 2022-shit do të vendosë nëse do të ushtrojë të drejtën e blerjes, apo do ta kthejë sërish në Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat