Llumnica, i shqetësuar

Futboll

Llumnica, i shqetësuar

Nga: K.G. Më: 14 prill 2021 Në ora: 14:09
Llumnica, i shqetësuar

Analisti i futbollit Ardian Llumnica, shprehet paksa i shqetësuar, pasi që kohët e fundit trajner dhe zyrtar të klubeve po përfundojnë në procedurë disiplinore.

“Me shkas! Në çdo institucion ka rregullore disiplinore, madje edhe brenda vete klubeve ka, ku dënohen e suspendohen futbollistët në bazë të rregullores së tyre disiplinore.

Kohëve të fundit shumë trajner e zyrtar klubesh po përfundojnë në disiplinor tek ne.

Hiq s'po me pëlqen, madje s'do te doja që asnjë i vetëm të përfundoj e aq më tepër për motive të cytjes, shpifjes, fyerjes apo ofendimit.

Si duket me herët s'kemi pas njohuri të bollshme për rregulloret, ndoshta edhe ato kane ndryshuar, ndoshta edhe s'janë respektuar. S’po di!

Por tani po e di, e po e shoh, që është mëse e nevojshme që administratorët në klube, në çdo rang garash, ti printojnë dhjetëra sosh e t’i lenë në çdo cep të klubit, t’i njoftojnë zyrtarët e tyre, trajnerët e futbollistët për rregulloren disiplinoren dhe nenet e saj, për dënimet dhe suspendimet e individit dhe klubit.

PS. sa më pak raste aq më mirë, edhe me Covidin 19-të...”, ka shkruar Llumnica në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat