Everton kërkon 50 milionë euro

Futboll

Everton kërkon 50 milionë euro

Më: 14 prill 2021 Në ora: 14:20
Everton kërkon 50 milionë euro

Me Dybalën e Moratën në listën e lojtarëve që do të largohen dhe të ardhmen e pasigurt të Cristiano Ronaldos, drejtuesit e Juventusit po mendojnë për një revolucion në repartin sulmues dhe emrat e piketuar për t’u afruar janë polaku Milik dhe italiani Moise Kean.

Ky i fundit është rritur në klubin bardhezi dhe u shit në verën e 2019-ës për shifrën e 30 milionë eurove te Everton, por këtë sezon i është rritur ndjeshëm vlera, pasi po spikat me fanellën e PSG-së, ku është në huazim.

Drejtuesit e Juventusin po marrin në konsideratë rikthimin në “Allianz Stadium” të talentit 21-vjeçar, megjithatë tani duhet të bëjnë llogaritë me pretendimet e Evertonit për të paktën 50 milionë euro për kartonin e tij.

Paratici ka ndërmend të përdorë kartën Adrien Rabiot, me mesfushorin francez që nuk po bind te Juventusi, por që pëlqehet shumë nga Carlo Ancelotti dhe kartoni i tij përllogaritet rreth 35 milionë euro, ndërsa nga shitja e tij bardhezinjtë do të hiqnin edhe një barrë prej 7 milionë eurosh pagë sezonale.

Një tjetër ide është ajo e një shkëmbimi kokë më kokë me turkun Merih Demiral, kartonin e të cilit Juve e vlerëson 50 milionë euro, ndonëse futbollisti nuk është titullar në klubin italian. Gjithsesi e sigurt është që në kampin bardhezi janë penduar që hoqën dorë nga një sulmues i talentuar si Kean, i cili debutoi në Serinë A që në moshën 17-vjeçare dhe premtonte shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat