Nervozohet presidenti i Napolit: Nëse nuk kthehen tifozët, do t’i padisë të gjithë

Futboll

Nervozohet presidenti i Napolit: Nëse nuk kthehen tifozët, do t’i padisë të gjithë

Më: 14 prill 2021 Në ora: 15:02
Aurelio De Laurentiis

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka thënë gjatë një asambleje të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) se ai është i gatshëm të padisë organizatën nëse publiku nuk lejohet në stadiume.

“Cila është arsyeja pse duhet të shqetësohem për masat nëse nuk hapim përsëri stadiumet?

Nëse stadiumet nuk hapen, atëherë unë do t’i hedh në gjyq të gjithë ”, tha De Laurenttis, siç e zbuloi Corriere della Sera.

Presidenti i ekipit të Napolit gjithashtu tha se FIGC drejtohet nga njerëz të paaftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat