Broja në top 10-she

Futboll

Broja në top 10-she

Më: 14 prill 2021 Në ora: 15:21
Broja në top 10-she

Erling Haland është një nga sulmuesit më premtues për të ardhmen. Të paktën me ecurinë që ka teksa në moshën 20-vjeçare ka numra të frikshëm referuar golave në kampionat apo edhe në Ligën e Kampionëve.

Referuar ecurisë së sulmuesve nën 21 vjeç, në kampionate e tyre, “Transfermarkt” ka evidentuar bomberët e lindur në vitin 2000.

Sulmuesi i Dortmundit kryeson me 21 gola të shënuar në 23 ndeshje që ka zhvilluar në Bundesligë, teksa numëron edhe 6 asiste.

Në këtë renditje, me nëntë gola të shënuar në 25 ndeshje me Viteshen në kampionatin holandez, Broja mbyll renditjen e dhjetë më të mirëve. 19-vjeçari i Kombëtares ka dhuruar edhe dy asiste, duke u bërë krye-golashënuesi i skuadrës së tij holandeze, teksa është i huazuar nga Çelsi dhe po luftojnë për zonën europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat