Ja si u martuan fshehurazi gjyqtarët e njohur...

Futboll

Ja si u martuan fshehurazi gjyqtarët e njohur...

Më: 14 prill 2021 Në ora: 15:24
Ja si u martuan fshehurazi gjyqtarët e njohur...

Ish-gjyqtari anglez, Howard Webb, është martuar fshehurazi me gjyqtaren Bibiana Steinhaus, pavarësisht se aktualisht po e shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë në distancë, pasi ai jeton në New York dhe ajo vazhdon të punojë në Gjermani.

“Po, është e vërtetë, – rrëfeu e reja, kur u pyet nga gazeta “Bild”.

– Ne u martuam gjatë mbylljes së fundit ndërkombëtare dhe jemi shumë të lumtur.

Fatkeqësisht, për shkak të kufizimeve, Howard dhe unë ishim në gjendje ta bënim këtë hap vetëm si çift, madje as dëshmitarët nuk u lejuan”. Për momentin, ata nuk do të kenë muaj mjalti.

Webb është i njohur veçanërisht për arbitrimin e tij të mirë në Premier League, midis viteve 2003 dhe 2014. Po ashtu, ka gjykuar në turne të mëdhenj ndërkombëtar. Midis tyre, njëra do të jetë përgjithmonë me shkronja të arta në historinë e futbollit spanjoll: finalja e Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut, në të cilën “La Roja” u shpall kampione e botës. Performanca e tij, megjithatë, nuk ishte pa polemika, veçanërisht se fali një karton të kuq të qartë për Nigel De Jong, i cili goditi me shqelm në gjoks Xabi Alonso.

“Me dorën time në zemër ju them se nuk mendova të kuqen. Unë u binda se ishte e verdhë (…).

Vetëm më vonë e kuptova të vërtetën. Ndihesha i dëshpëruar. Ndjeva se kisha dështuar në finalen e Kupës së Botës”, – ka shpjeguar anglezi. Pikërisht atë vit, ai që para gjyqtarit kishte bërë punën e policit, u divorcua nga gruaja dhe nëna e tre fëmijëve të tyre.

Nga ana e saj, Bibiana Steinhaus u bë në vitin 2017 gjyqtarja e parë femër që drejtoi një ndeshje të Bundesligës, kompeticioni më i lartë i klubeve në Gjermani. Deri në “pensionimin” e saj në vitin 2020, ajo nuk tregoi asnjë karton të kuq në divizionin e pare.

Ajo drejtoi Superkupën e Gjermanisë dhe tani vazhdon si arbitre VAR-i në Këln. Sidoqoftë, gjëja më kurioze është se pasioni për “bilbilin” nuk është e vetmja gjë që ndan me partnerin e saj. Edhe ajo, para se të hynte në botën e futbollit, kishte qenë gjithashtu oficere policie.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat