Radrizzani: Bielsa dhe Guardiola, të frymëzojnë

Futboll

Radrizzani: Bielsa dhe Guardiola, të frymëzojnë

Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:01
Radrizzani: Bielsa dhe Guardiola, të frymëzojnë

Presidenti i Leeds, Andrea Radrizzani, ka folur në konferencën e master MIP të UEFA-s mbi temën e Sport Business.

Numri një i klubit anglez ka folur për klubin e tij dhe disa modele që e frymëzojnë për sa i takon futbollit të luajtur.

“Nuk ka një lider që më ka frymëzuar veçanërisht: ka më shumë se një.

Për sa i takon fushës, janë Bielsa dhe Guardiola, që të frymëzojnë nëpërmjet ideve të tyre të lojës”, ka thënë Radrizzani.

“Megjithatë, duhet të them se edhe lidershipi i Mourinho-s ose ai i Conte-s janë frymëzues, sepse më pëlqen mënyra e tyre për të frymëzuar duke qëndruar gjithmonë të përqendruar tek objektivi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat