Drita e gjunjëzon edhe Prishtinën, garë e ashpër për titull

Futboll

Drita e gjunjëzon edhe Prishtinën, garë e ashpër për titull

Nga: K.G. Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:13
Drita e gjunjëzon edhe Prishtinën, garë e ashpër për titull

Drita U-19 nga Gjilani, me kryetrajnerin Genc Sermaxhaj, nuk kanë të ndalur në Superligën e Kosovës U-19 në futboll.

Djelmoshat e rinj nga Gjilani shënuan fitore domethënëse me rezultat 1:0 ndaj Prishtinës U-19, janë në garë të ashpër për titullin e kampionit. 

“Fitore e merituar ndaj Prishtinës me rezultat minimal. Gjithashtu shpërdoruam shumë mundësi tjera shënimi. 

Golashënues: Eldonit Shaqiri. 

Lojën pasuese e luajmë në Prizren ndaj Lirisë”, njofton FC Drita U-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat