​Kështu mund të duken gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve pas ndeshjeve të sotme

Futboll

​Kështu mund të duken gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve pas ndeshjeve të sotme

Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:21
Liga e Kampionëve

Paris – Saint – Germain dhe Chelsea janë deri më tani dy skuadrat e konfirmuara në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Atyre do t’iu bashkohen edhe dy të tjera sonte pas ballafaqimeve ndërmjet Dortmundit dhe Manchester Cityt si dhe Liverpoolit e Real Madridit.

City që ka fituar ndeshjen e parë ndaj Dortmundit (2-1) dhe Real Madridi që po ashtu ka triumfuar ndaj Liverpolit në ndeshjen e parë me rezultat 3-1 janë skuadrat që kanë një mundësi më të madhe për të vazhduar tutje në këtë garë edhe pse futbollit është sporti më i paparashikueshëm.

Por, nëse konfirmohen rezultatet e ndeshjeve të para, atëherë çiftet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për edicionin 2020/21 do të duken si më poshtë:

Chelsea -Manchester City

Paris – Saint – Germain – Real Madrid

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat