Katër blerje të reja, zbulohet strategjia e Interit për afatin kalimtar veror

Futboll

Katër blerje të reja, zbulohet strategjia e Interit për afatin kalimtar veror

Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:53
Inter

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Interi ka nevojë për katër nënshkrime të reja këtë verë, dhe Steven Zhang do të diskutojë strategjitë e transferimit të klubit pas kthimit të tij në Itali.

Presidenti i “Nerazzurrëve” do të kthehet në Itali nga Kina në ditët në vijim për të diskutuar planet e klubit për të ardhmen, duke përfshirë buxhetin e tyre për transferime gjatë afatit kalimtar veror.

Zhangut do t’i kërkohet të qëndrojë në karantinë për 14 ditë, siç parashikohet nga ligjet italiane, por sapo të përfundojë periudha e vetë-izolimit, ai do të takohet me drejtuesit e klubit.

Gazeta raporton se Interi është në kërkim të katër nënshkrimeve të reja: një mbrojtës qendror, një mbrojtës i majtë, një mesfushor qendror dhe një sulmues.

E ardhmja e disa lojtarëve, përfshirë Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal, është e pa qartë, por ka të paktën tetë lojtarë të tjerë që mund të largohen nga klubi në verë.

Interi është kryesuesi i tabelës në Serie A me një epërsi prej 11 pikësh ndaj Milanit të vendit të dytë dhe u duhen edhe 14 pikë në nëntë ndeshjet e fundit të sezonit për të fituar titullin e tyre të parë në Serie A në më shumë se dhjetë vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat