Ja çfarë iu thotë Zidane lojtarëve

Futboll

Ja çfarë iu thotë Zidane lojtarëve

Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:53
Ja çfarë iu thotë Zidane lojtarëve

Sonte, nga ora 21:00, do të mësohen edhe dy gjysmëfinalistët tjerë, pas PSG-së dhe Chelseat që tashmë kanë siguruar biletat për fazën tjetër në Champions League.

E gjithë vëmendja do të jetë në “Anfield”. Aty ku Liverpooli do të presë Real Madridin.

“Vinicius ekzistonte edhe para ndeshjes me Liverpoolin, Zidane duhet të punojë më shumë me të”

Të besuarit e Zinedine Zidane vijna pas një forme fantastike, pas fitores 3-1 kundër Liverpoolit të Jurgen Klopp në Di Stefano dhe 2-1 kundër Barcelonës në po të njëjtin stadium.

Para ndeshjes së sotme, Zidane si gjithmonë ka mbajtur fjalim një minuetesh në Anfield të martën, para stërvitjes së fundit për përballjen me Liverpoolin.

“Jemi mirë, jemi të përgatitur dhe duhet të japim gjithçka nesër… kokën në fushë, përqendrimin në fushë”, dëgjohet ai duke thënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat