Hoxhaj: Ju tregoj sekretin e golit me kokë

Futboll

Hoxhaj: Ju tregoj sekretin e golit me kokë

Më: 14 prill 2021 Në ora: 18:57
Hoxhaj: Ju tregoj sekretin e golit me kokë

Ardit Hoxhaj ishte heroi i Vllaznisë, në triumfin 1-0 ndaj Laçit. Vlonjati realizoi golin e fitoren në minutën e 21-të, triumf ky që i siguroi një biletë për në finalen e Kupës skuadrës shkodrane. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, sulmuesi u shpreh:

GOLI ME KOKË- Këtë vit kam shënuar gola me kokë. Në stërvitje kemi praktirukuar një skemë në shtyllën e parë, trajneri e pa që kërceja mirë me kokë dhe më tha që në të gjitha ndenshjet do sulmosh ti shtyllën e parë.

FAZA E TRETË- Fazën e tretë do ta përshkruaja si një moment që të gjithë ramë nën presion, menduam se ishim shpallur kampion. Ndeshja ndaj Kastriotit është ndeshja ku na mori për poshtë. Mendonim që me një fitore aty do të avanconim përpara. Kemi humbur shumë ndeshje për shkak të besimit. Bylis na ktheu ndeshjen për 5 minuta.

FINALJA- Skënderbeu është ekipi më i mirë. Ka lojtarë mjaft cilësorë në përbërje. Kanë dëshirë dhe ego për të fituar. Jo më kot triumfuan në ndeshjen e sotme. Kualifikimi jonë në finale, është një hap i mirë drejt Europës. Na bën të luajmë më të qetë dhe ti marrim ndeshjet me radhë në kampionat.

GJENDJA FIZIKE- Duke ditur se kam luajtur shumë ndeshje këto kohët e fundit. Një uinger nuk bën shumë metra, por ato që duhet ti bëjë duhet me shpejtësi. Isha shumë i lodhur. Më kapën disa sprinte rresht. Aty po ndjeja lodhje. Ne kemi treguar gjendje të mirë fizike. 2-3 lojtarë ndihen edhe më të lodhur.

Por mendoj që kemi gjendje të mirë fizike. Këtë ndeshje doja të thoja që e kemi dominuar Laçin në gjendje fizike”, u shpreh Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat