Duro: Gabuam

Futboll

Duro: Gabuam

Më: 14 prill 2021 Në ora: 19:01
Duro: Gabuam

Laçi doli nga gara në Kupën e Shqipërisë. Kurbinasit humbën në Shkodër me Vllazninë dhe tani duhet të fokusohen në kampionat dhe mbi të gjitha të kalojnë këtë moment negativ. Trajneri Shpëtim Duro, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport tha:

HUMBJA- Më vjen keq për momentin e golit, po luanim mirë deri në atë moment. Ishte e pafalshme ajo vendosje. Luanim në transfertë, kjo gjë i jep zemër skuadrës kundërshtare dhe na krijon probleme edhe ne. Duhet të gabosh që të humbësh, ky është futbolli. Parashikova një ndeshje që mund të shkonte edhe në shtesë. Kjo ishte arsyeja pse aktivizova në pjesën e dytë Mazrekajn dhe Harmon.

VENDOSJA E SKUADRËS- Më erdhi keq që u ndëshkuam në atë situatë, nuk na falet, unë e di kush e ka përgjegjësinë. Të vjen keq, pjesën e dytë patëm më zotërim loje. Kishte momente që u bë lojë e mërzitshme.

Shikoja një skuadër si Vllaznia, duke simuluar, duke rënë në fushë dhe duke ulur ritmin. Në pjesën e dytë kishim epërsi ndaj kundërshtarit, jo se krijuam shumë raste.

KARTONËT E SHUMTË- Në pushim kam kritikuar ata që gabuan. Më shqetëson problemi i kartonëve. Skuadra ka një farë nervozimi dhe tensioni që e shpreh në fushën e lojës. Kisha frikë për Mustën dhe Lushkjan, mos ndëshkoheshin me karton të kuq, po të jesh me 10 veta përfundon gjithçka. Kemi pasur probleme këtë javë, skuadra s’ka qenë e plotë. Sot aktivizova 17-vjeçarin Bytyçi. Duhet ta komplimentoj, e justifikoi prezencën e tij”, u shpreh Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat