Hugo Sanchez beson se Vini ka të ardhme të ndritur

Futboll

Hugo Sanchez beson se Vini ka të ardhme të ndritur

Më: 14 prill 2021 Në ora: 19:07
Hugo Sanchez beson se Vini ka të ardhme të ndritur

Hugo Sanchez ka folur për mikrofonat e “El Larguero” të Cadena SER para ndeshjes të mërkurën në mes të Liverpool dhe Real Madrid në çerekfinale të Champions League.

Legjenda e Los Blancos, njëri prej golashënuesve më të mirë në histori të Realit (208 gola në 283 paraqitje) ka folur ne veçanti për Vinicius Junior.

Ai gjithmonë është kritikuar për dështimet e shumta para portës, por javën e kaluar shënoi dy gola kundër Liverpoolit dhe Sanchez beson se Vini ka të ardhme të ndritur.

“Ka shumë talent dhe kualitet, por i mungon saktësia në pasimin final. Vinicius ekzistoi para ndeshjes me Liverpool dhe do të ekzistojë edhe pas.

Mund të jetë një yll, por nëse do të isha trajneri i tij, do të qëndroja një orë më shumë në stërvitje për të ushtruar goditjet në port. Për të qenë në Madrid, duhet të jesh i mirë në gjithçka. Nëse ke 10 raste duhet t’i konkretizosh që të dhjeta”, u shpreh Sanchez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat