Sulmuesi i Shqipërisë në ‘nivel’ të njëjtë me Haalandin

Futboll

Sulmuesi i Shqipërisë në ‘nivel’ të njëjtë me Haalandin

Më: 14 prill 2021 Në ora: 19:50
Armando Broja

Forma e shfaqur nga Armando Broja në këtë sezon ku sulmuesi shqiptar po luan si i huazuar në Eredivisie me Vitessen ka qenë për duartrokitje.

Faqja e specializuar për statistika, transfermarkt, ka publikuar një listë të lojtarëve me ecurinë më të mirë të sulmuesve nën 21 vjeç në kampionate kryesore evropiane këtë sezon.

Në këtë rënditje, vëmendje të madhe merr Erling Haaland, i cili kryeson listën me 21 gola të realizuar në 23 ndeshje të Bundesligas këtë sezon, ku ai madje ka të regjistruara edhe 6 asistime.

Sulmuesi i Fiorentinas, Duasn Vlahovic, ka treguar potencial të madh këtë sezon, duke shënuar 15 gola në 29 ndeshje me Fiorentinën në Serie A këtë edicion.

Armando Broja në anën tjetër, ka shënuar 9 gola në 25 ndeshje me Vitessen këtë edicion dhe pas tij qëndron edhe talenti tjetër kanadez i Lille, Jonathan David.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat