Fyerje raciste në drejtim të Ibrahimoviç, UEFA dënon Yllin e Kuq

Futboll

Fyerje raciste në drejtim të Ibrahimoviç, UEFA dënon Yllin e Kuq

Më: 14 prill 2021 Në ora: 20:26
Zlatan Ibrahimovic

Uefa e ka sanksionuar Yllin e Kuq të Beogradit.

Është sanksionuar me dy ndeshje prapa dyerve të mbyllura në turnetë evropiane (e dyta me plotësimin e një kushti) për shkeljet raciste dhe fyerjet ndaj sulmuesit të Milanit Zlatan Ibrahimovic që u shfaq në mediat sociale shkurtin e kaluar pas ndeshjes së Beogradit kundër Milanit (2 -2), e vlefshme për raundin e 32 të Europa League.

Siç raportohet nga mediat serbe, Ylli i Kuq do të duhet të luajë ndeshjen e parë të rradhës në nivelin Evropian duke promovuar parullën “NoToRacism” me logon e Uefa-së.

Në të njëjtën kohë, ekipi i Beogradit u gjobit me 25,000 euro për shkeljen e protokollit të sigurisë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat