Shaqiri me Liverpoolin eliminohen nga Reali! Ja çiftet gjysmëfinale

Futboll

Shaqiri me Liverpoolin eliminohen nga Reali! Ja çiftet gjysmëfinale

Nga: Kemajl Goca Më: 14 prill 2021 Në ora: 21:28
Pamje nga ndeshja Liverpool - Real

(E plotësuar) - Real Madridi së bashku me Manchester Cityn, Chelsean dhe PSG-në kualifikohen në gjysmëfinalen e Champions League.

Dy skuadra angleze, një spanjolle dhe një franceze, janë në luftë për trofeun më të çmueshëm.

Futbollisti Xherdan Shaqiri inkuadrohet nga minuta e 82-të në vend të Firminos, por assesi që të gjejnë golin në portën e Real Madridit.

Image

Liverpool-Real

Liverpooli si vendas u nda baras (0:0) me kampionin spanjoll Real Madridin, por humbja në Madrid me 2:0 e eliminoi nga kjo garë. Ndeshje e luftuar deri në fund Liverpooli pati disa mundësi të mira, por nuk i realizoi po ashtu edhe Reali i Zinedine Zidane.

Në minutën e 2-të, Mohamed Salah dështoi nga një pozitë ideale, duke gjuajtur drejt në këmbën e portierit të Realit, Courtois  
Në minutën e 20-të, Karim Benzema i pafat, me depërtim mjeshtëror brenda 16-shit, godet por shtylla e poshtme e djathtë pingule ia mohoi golin. 

Image

Liverpool-Real

Dortmundi pësoi humbjes edhe si vendas me rezultat 2:1 nga Manchester City, po ashtu edhe takimin e parë e ka humbur me 2:1 dhe eliminohen. 

Në minutën e 15-të, Dortmundi në epërsi duke iu falënderuar futbollistit Jude Bellingham. Ai godet nga rreth 15 metra dhe shënon në këndin e majtë të epërm.

Në minutën 55-të, Dortmundi pëson gol, Riyad Mahrez i Manchester Cityt nga penalltia u tregua i saktë dhe barazon shifrat 1:1. 

11-metërsh u shkaktua nga Emre Can, i cili bëri një gafë duke prekur topin me dorë në tentativë për ta larguar me kokë.

Image

Dortmund - Manchester City

Në minutën e 75-të, Phil Foden shënon për fitoren e Manchester Cityt me rezultat 1:2.

Në gjysmëfinale takohen PSG - Manchester City dhe Real Madrid  Chelsea.

Liverpool-Real 0:0
Stadiumi 'Anfield' në Liverpool.
Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).
Kartona të verdhë: Robertson¸ Phillips – Casemiro.
Liverpooli: Alisson, Alexander-Arnold, Phillips, Kabak (Jota 60’), Robertson, Wijnaldum, Fabinho, Milner (Alcantara 60’), Salah, Roberto Firmino (Shaqiri 82’) dhe Mane.
Real Madrid: Courtois, Fede Valverde, Eder Militao, Nacho, F. Mendy, Modriç, Casemiro, Kroos (Odriozola 72’), Asensio (Isco 82’), Benzema dhe Vinicius Junior (Rodrygo 72’).

Dortmundi – Manchester City 1:2
Stadiumi "Signal Iduna Park" në Dortmund.
Gjyqtar: C. Del Cerro (Spanja). 
Shënues: Bellingham (15’) – Mahrez (55’-nga penalltia).
Kartona të verdhë: Bellingham. 
Dortmundi: Hitz, Morey (Tigges 81’), Akanji, Hummels, Guerreiro, Can, Dahoud (Hazard 75’), Bellingham (Brandt 80’), Knauff (Reyna 68’), Reus dhe Haaland.
Manchester City: Ederson, Walker, Ruben Dias, Stones, Zinchenko, Rodrigo, De Bruyne, Gündogan, Mahrez (Sterling 88’), Bernardo Silva dhe Foden.

82' Duket se gjithçka po qartësohet se kush në gjysmëfinale.

75' Pak shpresa për Dortmundin, Manchester City avancon me 1:2 duke iu falënderuar golit të  Phil Foden.

Dortmundi – Manchester City 1:2
Stadiumi "Signal Iduna Park" në Dortmund.
Gjyqtar: C. Del Cerro (Spanja). 
Shënues: Bellingham (15’) – Mahrez (55’-nga penalltia).
Kartona të verdhë: Bellingham. 
Dortmundi: Hitz, Morey, Akanji, Hummels, Guerreiro, Can, Dahoud (Hazard 75’), Bellingham, Knauff (Reyna 68’), Reus dhe Haaland.
Manchester City: Ederson, Walker, Ruben Dias, Stones, Zinchenko, Rodrigo, De Bruyne, Gündogan, Mahrez, Bernardo Silva dhe Foden.

70' Reali Madridi shumë afër gjysmëfinales. 

Liverpool-Real 0:0
Stadiumi 'Anfield' në Liverpool.
Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).
Kartona të verdhë: Robertson¸ Phillips – Casemiro.
Liverpooli: Alisson, Alexander-Arnold, Phillips, Kabak (Jota 60’), Robertson, Wijnaldum, Fabinho, Milner (Alcantara 60’), Salah, Roberto Firmino dhe Mane.
Real Madrid: Courtois, Fede Valverde, Eder Militao, Nacho, F. Mendy, Modriç, Casemiro, Kroos, Asensio, Benzema dhe Vinicius Junior.

Dortmundi – Manchester City 1:1
Stadiumi "Signal Iduna Park" në Dortmund.
Gjyqtar: C. Del Cerro (Spanja). 
Shënues: Bellingham (15’) – Mahrez (55’-nga penalltia).
Kartona të verdhë: Bellingham. 
Dortmundi: Hitz, Morey, Akanji, Hummels, Guerreiro, Can, Dahoud, Bellingham, Knauff (Reyna 68’), Reus dhe Haaland.
Manchester City: Ederson, Walker, Ruben Dias, Stones, Zinchenko, Rodrigo, De Bruyne, Gündogan, Mahrez, Bernardo Silva dhe Foden.

65' Dortmundi po orvatet me të gjitha forcat që të shënojë sepse rezultati 1:1 e dërgon në shtëpi.

60' Manchester City i Guardiolës po merr frymë më lirshëm tani në Dortmund. 

Liverpool-Real 0:0
Stadiumi 'Anfield' në Liverpool.
Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).
Kartona të verdhë: Robertson – Casemiro.
Liverpooli: Alisson, Alexander-Arnold, Phillips, Kabak, Robertson, Wijnaldum, Fabinho, Milner, Salah, Roberto Firmino dhe Mane.
Real Madrid: Courtois, Fede Valverde, Eder Militao, Nacho, F. Mendy, Modriç, Casemiro, Kroos, Asensio, Benzema dhe Vinicius Junior.

Dortmundi – Manchester City 1:1
Stadiumi "Signal Iduna Park" në Dortmund.
Gjyqtar: C. Del Cerro (Spanja). 
Shënues: Bellingham (15’) – Mahrez (55’-nga penalltia).
Kartona të verdhë: Bellingham. 
Dortmundi: Hitz, Morey, Akanji, Hummels, Guerreiro, Can, Dahoud, Bellingham, Knauff, Reus dhe Haaland.
Manchester City: Ederson, Walker, Ruben Dias, Stones, Zinchenko, Rodrigo, De Bruyne, Gündogan, Mahrez, Bernardo Silva dhe Foden.

55' Dortmundi pëson gol, Riyad Mahrez i Manchester Cityt nga penalltia u tregua i saktë dhe barazon shifrat 1:1.

52' Ndeshje të forta në dy takime.

49' Dortmundi kërkon të ruajë epërsinë, Liverpooli po has në vështirësi.

46' Fillojnë pjesët e dyta.

Përfundojnë pjesët e para, sfida Liverpool - Real pa gola dhe Dortmundi avancon me 1:0 ndaj Manchester Cityt. 

Liverpool-Real 0:0
Stadiumi 'Anfield' në Liverpool.
Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).
Kartona të verdhë: Robertson – Casemiro.
Liverpooli: Alisson, Alexander-Arnold, Phillips, Kabak, Robertson, Wijnaldum, Fabinho, Milner, Salah, Roberto Firmino dhe Mane.
Real Madrid: Courtois, Fede Valverde, Eder Militao, Nacho, F. Mendy, Modriç, Casemiro, Kroos, Asensio, Benzema dhe Vinicius Junior.

Dortmundi – Manchester City 0:1
Stadiumi "Signal Iduna Park" në Dortmund.
Gjyqtar: C. Del Cerro (Spanja). 
Shënues: Bellingham (15’).
Dortmundi: Hitz, Morey, Akanji, Hummels, Guerreiro, Can, Dahoud, Bellingham, Knauff, Reus dhe Haaland.
Manchester City: Ederson, Walker, Ruben Dias, Stones, Zinchenko, Rodrigo, De Bruyne, Gündogan, Mahrez, Bernardo Silva dhe Foden.

42' Georginio Wijnaldum (Liverpool) dështon nga një rast i mirë

41 ' Rast! Mohamed Salah (Liverpool) gjuan pak mbi traversë.

40' Dortmundi synon ta ruajë eprësinë me 1:0 që e dërgon në gjysmëfinale.

37' Liverpooli orvatet me të gjitha forcat, por assesi që të gjej golin.

31' Dortmundi si gjithmonë është skuadër e papërshtatshme dhe që di të bëj gjëra të mëdha.

28' Liverpool - Real, dy kartona të verdhë, Robertson të vendasit dhe Casemiro të mysafirët.

24' City kërkon barazimin, sepse ky rezultat e dërgon në shtëpi.

20' Karim Benzema (Real Madrid) sillet  rreth mbrojtësve dhe gjuan nga brenda zonës,  Liverpooli me fat.

19' Reali kërkon golin në Liverpool, po ashtu edhe vendasit. 

15' Dortmundi në epërsi duke iu falënderuar futbollistit Jude Bellingham. Ai  nga rreth 15 metra me dinakëri godet në këndin e sipërm të majtë. Manchester City në presion.

14' Edhe më tej pa gola në të dyja takimet.

12' Ndeshje e mirë në Liverpool, Reali po mbrohet mirë.

11' James Milner (Liverpool) godet fortë por nuk befasohet portieri Thibaut Courtois, i cili reagon shkëlqyeshëm.

Liverpool-Reali 0:0
Stadiumi 'Anfield' në Liverpool.
Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).
Liverpooli: Alisson, Alexander-Arnold, Phillips, Kabak, Robertson, Wijnaldum, Fabinho, Milner, Salah, Roberto Firmino dhe Mane.
Real Madrid: Courtois, Fede Valverde, Eder Militao, Nacho, F. Mendy, Modriç, Casemiro, Kroos, Asensio, Benzema dhe Vinicius Junior.

Dortmundi – Manchester City 0:0
Stadiumi "Signal Iduna Park" në Dortmund.
Gjyqtar: C. Del Cerro (Spanja). Dortmundi: Hitz, Morey, Akanji, Hummels, Guerreiro, Can, Dahoud, Bellingham, Knauff, Reus dhe Haaland.
Manchester City: Ederson, Walker, Ruben Dias, Stones, Zinchenko, Rodrigo, De Bruyne, Gündogan, Mahrez, Bernardo Silva dhe Foden.

8' Nuk ka gola as në Liverpool as në Dortmund.

 6' Dortmundit i konvenon edhe fitorja me 1:0.

 4' Sadio Mane (Liverpool)  godet me kokë por pa sukses.

3' Karim Benzema me shok kërkon të shënojë në 'Anfield'. 

2' Salah dështoi nga një pozitë ideale, duke gjuajt drejt në këmbët e portierit të Realit.  

1' Fillojnë ndeshjet, Xherdan Shaqiri në bankë.

Liverpooli është në presion, pasi që e ka humbur takimin e parë në Madrid, me rezultat 3:1 nga Reali.

Kampioni i Spanjës është shumë afër gjysmëfinales së Champions League në futboll.

Dortmundi kërkon mrekullinë ndaj Manchester Cityt.

Skuadra verdhezinj si vendas ndeshet me Manchestzer Cityn, por ka pësuar humbje në "Etihad” me 2.1.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat