“Reali duhet të gjejë mënyrën t’i rrëmbejë dytë, Mbappen dhe Haalandin”

Futboll

“Reali duhet të gjejë mënyrën t’i rrëmbejë dytë, Mbappen dhe Haalandin”

Më: 15 prill 2021 Në ora: 08:13
Kylian Mbappe dhe Erling Haaland

Hugo Sánchez, legjenda e Real Madridit, ka këshilluar Florentino Perezin që gjatë verës t’i sjellë në “Santiago Bernabeu” dy më të përfolurit së fundmi, Kylian Mbappen dhe Erling Haalandin.

Duke folur për mikrofonat e “El Larguero” të Cadena SER, Sanchez, njëri prej golashënuesve më të mirë në histori të Realit (208 gola në 283 paraqitje), beson se futbollistët në fjalë mund të luajnë me Karim Benzeman në Madrid.

Ata kërkohen edhe nga klube tjera, si Liverpool, Manchester United, Manchester City, Barcelona etj.

“Mbappe apo Haaland? Haaland është golashënuesi më i mirë i ri dhe mund të luajë me Mbappen dhe Benzeman. Madridi duhet të gjejë formën që t’i marrë që të dy (Mbappé y Haaland)”, u shpreh Sanchez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat