Neymar flet për ditët e para në PSG dhe krahasimin Messi-Mbappe

Futboll

Neymar flet për ditët e para në PSG dhe krahasimin Messi-Mbappe

Më: 15 prill 2021 Në ora: 10:10
Neymar dhe Kylian Mbappe

Duke folur në një intervistë për France Football, sulmuesi 29-vjeçar brazilian Neymar diskutoi për Kylian Mbappé.

Neymar është ballafaquar me disa pyetje mbi jetën e PSG-së dhe bashkëlojtarin e tij Kylian Mbappe.

Çfarë mbani mend nga ditët tuaja të para së bashku në PSG?

Së pari, unë isha shumë i prekur nga njeriu që ai është. Kylian është shumë i vëmendshme, gjithmonë i lumtur, i sjellshëm dhe i mirë me të gjithë. Ai është një person shumë i mrekullueshëm. Kjo është arsyeja pse ne jemi marrë shumë mirë mes veti që nga kontakti ynë i parë. Atëherë, natyrisht, pata mundësinë ta shikoja duke stërvitur, për të vëzhguar shpejtësinë e tij dhe gjithçka çfarë ai bën, e atëherë thashë me vete: “Ai është djali ynë i artë!”

Kylian na shpjegoi se ai kurrë nuk do ta harrojë atë që bëtë për të kur filloi në PSG, si ju ndihmoi ai?

Ai më mësoi shumë në lidhje me mënyrën se si të “jem francez”. Ai më shpjegoi mentalitetin francez. Unë i detyrohem një pjese të madhe të përshtatjes së mirë me të, dhe si pasojë, lumturinë time këtu.

Ai na tha që të luash me ty kërkon shumë përqendrim. A është e vështirë të luash me të?

Mendoj se është e njëjta gjë për të gjithë lojtarët në nivelin më të lartë. Nëse nuk jeni të vëmendshëm ndaj secilës lëvizje të shokut tuaj të skuadrës, rrezikoni t’i humbni ata në një pjesë të sekondës. Ndërsa Kylian është shumë i shpejtë, edhe unë, duhet të jem gjithmonë i përqendruar dhe i vëmendshëm për të luajtur me të. Por është e njëjta gjë kur po luaja me Messin, Iniesta apo Suarez.

Kylian është në admirim të aftësisë suaj për të luajtur midis krahëve. Dhe ju, çfarë cilësie do të kërkonit të merrni huazoni prej tij, nëse mund të zgjidhni një?

Ritmin e tij shpërthyes.

Ju keni luajtur me Messi dhe Mbappé – cili është dallimi kryesor midis të dyve?

Ju nuk mund t’i krahasoni ata. Kanë dy stile krejtësisht të ndryshme të lojës. Messi është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë dhe Kylian është, në proces e duke u bërë një nga më të mirët.

A është e vërtetë që të dy keni premtuar të luani në lojërat e ardhshme olimpike?

“Para Lojërave Olimpike, ne kemi kampionatin, Ligën e Kampionëve, Kupën e Francës dhe më pas mund të flas me ju”, ka thënë Neymar.

PSG në krye me Neymar dhe Kylian Mbappe janë në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të përballen me Manchester Cityn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat