Guardiola flet për yllin e Dortmundit: Mbase po gënjen, është tepër i mirë për një 17 vjeç

Futboll

Guardiola flet për yllin e Dortmundit: Mbase po gënjen, është tepër i mirë për një 17 vjeç

Më: 15 prill 2021 Në ora: 10:16
Pep Guardiola

Pep Guardiola e arriti gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë si trajner i Manchester City, por prapëseprapë ai gjeti kohë për ta lartësuar yllin e ri të Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.

City ishte buzë eliminimi nga gara evropiane në kurriz të golave si mysafirë kur 17-vjeçari e kaloi Dortmundin në epërsi në minutën e 15-të, para se  Riyad Mahrez dhe Phil Foden t’ia siguronin fitoren 2:1 liderit të Premierligës dhe kalimin tutje me rezultat 4:2 pas dy ndeshjeve.

Por ish-mesfushori i Birmingham City u bë lojtari më i ri anglez që shënon gol në Ligën e Kampionëve dhe lojtari i dytë më i ri në historinë e kësaj gare, pas ish-yllit të Barcelonës, Bojan Krkic.

Duke folur pas ndeshjes, Guardiola kishte vetëm fjalë të mira për talentin anglez.

Trajneri spanjoll nuk mund të besojë se Bellingham është vetëm 17-vjeçar, pas paraqitjeve të tij në dy ndeshje kundër City.

“Nuk mund të besoj, mbase ai është gënjeshtar. Ai është tepër i mirë për një 17-vjeçar. Ai është lojtar fantastik”, tha Bellingham.

“Ishte një çast kur ai nuk e pranoi topin nga qendërmbrojtësit,  mënyra sesi ai bërtet dhe e kërkon topin do të thotë shumë për një 17 vjeç”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat