Foden: Mbappe, a je gati për Manchester City?

Futboll

Foden: Mbappe, a je gati për Manchester City?

Më: 15 prill 2021 Në ora: 11:04
Foden: Mbappe, a je gati për Manchester City?

Manchester City-PSG është një finale e parakohshme në Champions League. Francezët eliminuan kampionët në fuqi një ditë më parë dhe tashmë bëhen gati për duelin tjetër kundër anglezëve të Pep Guardiola.

Për t’i motivuar ka menduar një talent i Manchester City, i cili edhe shënoi golin e fitores sot kundër Borussia Dortmund. Bëhet fjalë për Phil Foden.

I riu sfidon yllin e PSG-së, kampionin e botës Kylian Mbappe. Foden, në Twitter shkruan: “Kylian, a je gati”.

Me siguri sulmuesi i francezëve do t’i përgjigjet. Në rrjetet sociale, apo në fushë, mbetet për t’u parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat