Zidane beson se ekipi i tij është i etur për trofe

Futboll

Zidane beson se ekipi i tij është i etur për trofe

Më: 15 prill 2021 Në ora: 11:23
Zidane beson se ekipi i tij është i etur për trofe

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se skuadra e tij është e uritur për më shumë sukses, pasi e eliminoi Liverpoolin nga Liga e Kampionëve të mërkurën.

Real Madridi e siguroi një vend në gjysmëfinale të kësaj gare, megjithëse barazoi 0:0 në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Anfield, pasi e kishte fituar 3:1 ndeshjen e parë në shtëpi.

Skuadra e Zidane u mbrojt pothuajse tërë kohën në Anfield, duke e pasur parasysh rezultatin e ndeshjes së parë.

“Ne e dinim se do të vuanim dhe ne e prisnim Liverpoolin ta niste ndeshjen fuqishëm në 15 minutat e parë”, tha Zidane pas ndeshjes.

“Kjo është normale, sepse ishte çerekfinale e Ligës së Kampionëve. Në fund ne kaluam tutje dhe jemi shumë të lumtur”, shtoi ai.

Zidane beson se ekipi i tij është i etur për trofe, tani që është bindshëm në garë për titull në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.

“Ne jemi të bashkuar dhe ekipi gjithmonë kërkon më shumë. Ne nuk kemi fituar ende asgjë por jemi shumë gjallë në dy gara”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat