Shpërthejnë polemikat pas eliminimit të Dortmundit

Futboll

Shpërthejnë polemikat pas eliminimit të Dortmundit

Më: 15 prill 2021 Në ora: 11:28
Shpërthejnë polemikat pas eliminimit të Dortmundit

Manchester City eliminoi Dortmundin nga Liga e Kampioneve, teksa pasi kishte fituar në ndeshjen e parë me rezultatin 2-1, me të njëjtin rezultat triumfoi edhe në ndeshjen e kthimit.

Megjithatë polemikat për këtë ndeshje janë të mëdha. Te gjermanët kanë ankesa të mëdha, për mënyrën sesi u gjykua ndeshja.

Gjithçka lidhet me penalltinë për Sitin në minutën e 52’, ku Emre Can, pasi e godet topin fillimisht me kokë, i përplaset te dora, diçka që në rregulloren e FIFA-s thuhet se nuk akordohet penallti.

Nga ai episod ndryshoi gjithçka, pasi skuadra e Guardiolës barazoi dhe më pas përmbysi rezultatin.

“Gjithçka ndryshoi pasi ndeshja shkoi në 1-1. Unë e preka fillimisht topin me kokë dhe pastaj preki dorën time. Rregulli i FIFA-s për këtë rast thotë se nuk akordohet penallti”, tha Emre Can pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat