Gënjen, s’mund të jetë 17 vjeç, ja kush e thotë

Futboll

Gënjen, s’mund të jetë 17 vjeç, ja kush e thotë

Më: 15 prill 2021 Në ora: 11:35
Gënjen, s’mund të jetë 17 vjeç, ja kush e thotë

Pep Guardiola është fans i Jude Bellingham, futbollistit 17-vjeçar të Borussias së Dortmundit, i cili tashmë është lojtari më i ri anglez që shënon Ligën e Kampionëve.

Ai hyri në histori pasi shënoi në minutën e 15-të kundër Manchester City-t. Gjithsesi, goli i tij nuk i mjaftoi skuadrës gjermane për të përparuar në fazën gjysmëfinale të kompeticionit. Në përfundim të takimit, trajneri spanjoll, i pyetur për performancën e adoleshentit të verdhezinjve, komentoi:

“Nuk mund ta besoj, ndoshta ai është gënjeshtar. Është shumë i mirë për te qenë vetëm 17 vjeç. Ai është një lojtar fantastik. Ishte një moment kur ai nuk e ia pasuan topin nga qendra dhe më pas ai reagoi duke bërtitur dhe e kërkoi atë top. Në moshën 17-vjeçare do të thotë shumë.”

Guardiola zbuloi se ka patur një bisedë me trajnerin e dortmundit për Bellingham.

“Fola me trajnerin e tij, Edin Terzic, dhe ai më tha: ajo që keni parë në këto dy ndeshje, është si në çdo seancë stërvitore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat