Klopp: Reali ka eksperiencë të madhe

Futboll

Klopp: Reali ka eksperiencë të madhe

Më: 15 prill 2021 Në ora: 11:37
Klopp: Reali ka eksperiencë të madhe

Liverpool tentoi deri në fund, luajti më mirë se në Madrid dhe krijoi disa raste për gol, por nuk ia doli të shënojë dhe fitojë përballë Real Madrid.

Sfida e luajtur në mitikun “Anfield” përfundoi pa gola, rezultat që dërgoi spanjollët e Zinedine Zidane në gjysmëfinalet e Champions League.

Trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp analizoi ndeshjen e mbrëmjes së kaluar, duke theksuar se ishte mëkat që ekipi i tij nuk ia doli të finalizojë asnjë nga rastet e shumta për gol.

“Performanca ishte pozitive, luajtëm më mirë se në Madrid, ishim agresivë dhe krijuam shumë raste për gol.  Nëse do të kishim finalizuar njërin prej tyre në pjesën e parë, ndoshta gjithçka do të shkonte ndryshe.

Reali ka eksperiencë të madhe dhe ia doli më pas të ulë ritmin e ndeshjes. Sigurisht që ndeshja dhe humbja në Madrid na kushtoi eliminimin.

Në këtë sezon kemi humbur shumë raste për gol, të shumta kanë qenë rastet kur nuk ia kemi dalë të konkretizojmë çfarë kemi krijuar. E pranoj që në këtë periudhë po hasim vështirësi për të shënuar.

E dominuam Realin, sidomos në pjesën e parë, por nuk ia dolëm të përfitojmë asgjë nga loja që zhvilluam“, deklaroi trajneri gjerman i kampionëve të Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat