Klopp për lojtarët që agjërojnë

Futboll

Klopp për lojtarët që agjërojnë

Më: 15 prill 2021 Në ora: 14:24
Klopp për lojtarët që agjërojnë

Liverpool u eliminua mbrëmjen e kaluar nga Liga e Kampionëve pas barazimit pa gola ndaj Real Madridit në “Anfield” raporton Insporti.

Teksa janë disa lojtarë të Liverpoolit të besimit islam, në rrjetet sociale ka qarkulluar deklarata e Jurgen Klopp, e dhënë pak para finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2019, ndaj Tottenham Hotspur, ku Sadio Mane dhe Mohamed Salah ishin agjërueshëm.

“Nuk ka asnjë asnjë problem me agjërimin e disa lojtarëve, unë e respektojë religjionin dhe ata janë gjithmonë fantastik, pa marrë parasysh a janë duke agjëruar ose jo”.

“Ka ditë kur Sadio Mane apo Mohamed Salah erdhën në zhveshtore pasi ishin duke bërë lutjet e tyre. Në jetë ka gjëra më të rëndësishme se futbolli”.

Kujtojmë që Liverpooli kishte triumfuar 2-0 ndaj Tottenham Hotspur në finalen e zhvilluar në “Wanda Metropolitano” me golat e Mohamed Salah dhe Divock Origi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat