Lojtari nga Kosova, zgjedhet futbollisti i javës në Zvicër

Futboll

Lojtari nga Kosova, zgjedhet futbollisti i javës në Zvicër

Më: 15 prill 2021 Në ora: 16:34
Lojtari nga Kosova, zgjedhet futbollisti i javës në Zvicër

Kastriot Imeri është duke shkëlqyer në futbollin zviceran me fanellën e Servettes.

Mesfushori i talentuar nga Kosova ka shkëlqyer edhe në javën e fundit në kampionatin zviceran, ku ka shënuar një gol fantastik.

Imeri realizoi një super gol nga distanca në fitoren që skuadra e tij Servette e mori në udhëtim te Zurichu 1-2.

Falë paraqitjes fantastike në fundjavën e kaluar, Imeri është shpallur edhe futbollisti i javës nga Federata e futbollit të Zvicrës.

20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 26 ndeshje me Servetten, ku ka të shënuar tre gola dhe ka asituar në dy të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat