Barcelona ndjek Romagnolin si pasues të Umtitit

Futboll

Barcelona ndjek Romagnolin si pasues të Umtitit

Më: 15 prill 2021 Në ora: 18:47
Alessio Romagnoli

Barcelona mesa duket ka gjetur pasuesin e mbrojtësit Samuel Umtiti, që pritet të shitet në verë.

Sipas Mundo Deportivo, bëhet fjalë për kapitenin e AC Milanit, Alessio Romagnoli që tani janë duke e konsideruar si opsion real.

Barcelona është duke studiuar shitjen e Umtitit dhe ta zëvendësojnë me një lojtar që është në formë të mirë dhe do arrinte për një çmim të ulët.

Romagnoli ka kontratë edhe njëvjeçare me Milanin, derisa është i hapur për largimin duke marrë parasysh që ka humbur vendin nga Fikayo Tomori.

Pos tij, katalunasit gjithashtu kanë interesim për Marcos Senesi, Lisandro Martinez dhe Aissa Mandi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat