Moggi paralajmëron Juven

Futboll

Moggi paralajmëron Juven

Më: 15 prill 2021 Në ora: 19:05
Moggi paralajmëron Juven

Ish-drejtuesi i Juventus, Luciano Moggi, ka folur për bardhezinjtë në një intervistë të dhënë për Radio Bianconera.

“Besoj se Juventus i ka në skuadër lojtarët më të mirë që luajnë në Itali: kur merr Chiesa, Kulusevski, Rovella. Me përjashtim të Barella-s, Juventus ka marrë të gjithë më të mirët në qarkullim”, ka thënë Moggi.

Në lidhje me një shkëmbim të mundshëm Dybala-Icardi: “Do të ishte një çmenduri. Unë besoj se vitin e kaluar ka qenë Ronaldo i situatës. Juventus duhet të mendojë më shumë për mesfushën”, ka shtuar ish-drejtuesi.

E ardhmja e CR7: “Ronaldo do të qëndrojë për shkak të një kontratë që nuk mund t’ia garantojë askush. Ai po e bën pjesën e tij, problemi është se e gjithë loja e Juventus përqendrohet tek ai”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat