Kandidati për president, letër të hapur KOKSH: Situatë absurde, mos e përzieni me dashurinë për partinë

Futboll

Kandidati për president, letër të hapur KOKSH: Situatë absurde, mos e përzieni me dashurinë për partinë

Më: 15 prill 2021 Në ora: 19:38
Kandidati për president, letër të hapur KOKSH: Situatë absurde, mos e përzieni me dashurinë për partinë

Kandidati për presidenti i KOKSH, Artan Shyti, i ka bërë një letër publike këtij institucioni që të rishikojë datën e zgjedhjeve (janë programuar të mbahen të shtunën më 17 prill) dhe të bëjë kujdes me rregullat dhe ligjet e shtetit.

Shyti ka renditur një sërë pikash, që sipas tij në situatën aktuale cenojnë rëndë mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve dhe në të ardhmen mund të jenë objekt i proceseve gjyqësore.

Pjesë nga letra e Shytit: Letër publike anëtarëve të  KOKSH:

Të gjithë bashkë për një KOKSH të ligjshëm.

Nëse duam, të gjithë bashkë, të ndërtojmë një KOKSH që të funksionojë  duke respektuar  ligjet dhe Statutin, duhet të reflektojmë mbi situatën dhe të gjejmë konsensus për të hartuar një plan veprimi për të dalë nga situatë aktuale absurde.

Konkretisht:

Të organizohet një asamble e përgjithshme e KOKSH që , bazuar në statutin e miratuar zyrtarisht tashmë, të marrë vendim për listën e re zyrtare të anëtarëve të tij. Theksoj se miratimi i statutit në gjykatë nuk nënkupton përjashtimin automatikisht të anëtarëve me titull individual. Sipas këtij statuti të drejtën për heqjen e anëtarësisë e ka vetëm Asambleja e Përgjithshme, e cila nuk e ka ushtruar këtë detyrë.

KVE është zgjedhur në të njëjtën asamble kur është miratuar statuti. Ky veprim është jo statutor sepse KVE duhet të krijohet vetëm kur statuti të jetë miratuar në gjykatë, sepse vetëm atëherë quhet ligjërisht Kjo do të thotë që në asamblenë që miraton listën e re të anëtarëve, bazuar në statutin e ri, duhet të bëhet edhe zgjedhja e KVE, e cila vetëm në këtë mënyrë merr vlerë statutore për të realizuar detyrat e saj.

Ky vendim i Asamblesë për listën e re të anëtarëve, dhe përbërjen e KVE, duhet të shkojë dhe regjistrohet në gjykatë. Sot që flasim, lista e anëtarëve në gjykatë, e vetmja listë zyrtare që ka vlerë juridike, është akoma lista e vitit 2018, kur KOKSH është regjistruar për herë të parë në gjykatë si organizatë sportive, e cila nuk është ndryshuar dhe ku figurojnë anëtare edhe komitetet rajonale olimpike, individët me të drejtë vote si dhe federata apo shoqata që sot nuk janë më anëtare të KOKSH. Ku akoma është president Viron Bezhani…

Ekzistenca e kësaj liste të vitit 2018 dhe mos ndryshimi i saj, janë pengesa të mëdha ligjore në njohjen e çdo vendimi që do të marrë çdo asamble e ardhshme, përfshirë edhe rezultatet e votimeve për organet drejtuese në asamblenë zgjedhore.

Kur lista e anëtarëve të rinj të regjistrohet në gjykatë, duhet të fillojnë procedurat për zgjedhjet e reja, të cilat duhet të organizohen seriozisht duke respektuar të drejtën e çdo anëtari të KOKSH për të propozuar dhe të çdo kandidati për të :

Patur kohën e duhur për të bërë fushatën zgjedhore.

Patur në dispozicion listën e anëtarëve me të gjitha kontaktet.

Patur në dispozicion listën e kandidatëve të tjerë për të gjitha pozicionet.

Patur në dispozicion procedurat e zhvillimit të asamblesë zgjedhore.

Dhe pastaj më i miri, mes të mirëve,  le të fitojë.

Sot që po shkruaj, si kandidat për president i KOKSH, nuk di, akoma zyrtarisht se cilët janë anëtarët me të drejtë vote në asamble !?

Nëse dikush mendon se 48 orë përpara zgjedhjeve është normale që një kandidat të mos dijë se kush do ta votojë, se është normale të shohë që lista zyrtare e anëtarëve, e regjistruar në gjykatë, të jetë dy herë më e madhe se lista që deklaron një KVE e zgjedhur në shkelje të ligjit, nuk merr në konsideratë faktin që zgjedhje të tilla janë shumë kollaj të kontestueshme. Mund të “bindësh” gjykatësin shqiptar se janë në rregull… por një ankimim në KAS në Lozanë e hedh poshtë shumë lehtë këtë proces.

Kush nuk ka të qartë këtë

ose nuk kupton rëndësinë jetike të  respektimit të ligjit në funksionimin e një organizate në Republikën e Shqipërisë,

ose është militant i verbuar nga pasioni për partinë.

Sa shkruajta më sipër e bëra për të sqaruar, aq sa munda,  grupimin e parë.

Për të dytët e vetmja gjë që ju kërkohet është të mos përziejnë  KOKSH me dashurinë për partinë. E di që është e vështirë, por mbase e kuptojnë që po ju  prishin punë  të dyjave…

Por sidomos KOKSH-it…

Prof.Dr. Artan Shyti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat