Ademi me Dinamon eliminohen nga Villareali

Futboll

Ademi me Dinamon eliminohen nga Villareali

Nga: K.G. Më: 15 prill 2021 Në ora: 22:51
Ademi me Dinamon eliminohen nga Villareali

Shqiptari Arijan Ademi me Dinamon e Zagrebit nuk arritën të bëjnë befasi në stadiumin “de la Ceramica” në Villareal.

Dinamo mposhtet me rezultat 2:1 nga Villareali, po ashtu humbi edhe në Zagreb me 1:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:1 eliminohet nga garat e Europa League. 

Për Villarealin shënuan Alcacer (36') e Moreno (43') dhe për Dinamon Orsiç (74').

Futbollisti Ademi u paraqit 82 minuta, tregoi angazhim por jo edhe të befasojnë “nëndetësen e verdhë”. 

Villareali do të takohet në gjysmëfinale me Arsenalin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat