Mungon

Futboll

Mungon

Më: 16 prill 2021 Në ora: 11:43
Gerard Pique

Skuadra e Barcelonws duket se nuk do të jetë me ekip të kompletuar për ndeshjen finale ndaj Atletik Bilbao në Kupën e Mbretit. 

Gerard Pique nuk ndihet mirë në gju dhe nuk pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e 17 prillit. Burime pranë Barcelonës thonë se mbrojtësi është ende duke luftuar me dhimbje në muskulin e gjurit dhe mund të humbasë finalen e “Copa Del Rey”.

Kapiteni i dytë i Blaugranëve ka udhëtuar me klubin për në Sevilja, aty edhe ku do të zhvillohet finalja e madhe, mirëpo nuk duket se do të ketë minutazh për të në këtë takim.

Barcelona do mundohet që të fitojë trofeun e 31-të në historinë e “Copa del Rey”, derisa Atletik Bilbao është skuadra e dytë që ka fituar më shumw këtë titull (plotë 23 herë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat