Xhaka befason me deklaratë

Futboll

Xhaka befason me deklaratë

Më: 16 prill 2021 Në ora: 11:49
Xhaka befason me deklaratë

Granit Xhaka do të vazhdojë me kënaqësi të bëjë mbrojtësin e majtë, pasi po mbulon në këtë rol Kieran Tierney e dëmtuar. Mesfushor luftarak shqiptar po operon jashtë një zone komode profesionale për momentin, por është parë si zgjidhja më e mirë emergjente nga trajneri Mikel Arteta.

Xhaka ia ka dalë në mënyrë të admirueshme si mbrojtës, duke larguar çdo “dhimbje koke” të padëshiruar te “Topçinjtë”, si në ndeshjet brenda, ashtu edhe jashtë. Tashmë sytë janë nga një trofe i madh, pas rezervimit të vendit në gjysmëfinalen e Ligës së Europës, kundër Villarreal.

Pasi bëri mbrojtësin e majtë përsëri në fitoren mahnitëse 4-0 ndaj Slavia Prague, Xhaka i tha faqes zyrtare të klubit: “Nëse fitojmë Ligën e Europës kështu, nuk më intereson se në cilin pozicion luaj! Nëse duhet ta ndihmoj ekipin në mbrojtje, do ta bëj me përkushtim të plotë.

Unë jam lloji i lojtarit që bëj gjithçka për ekipin.

Sigurisht, të gjithë e dinë që nuk është pozicioni im natyral, por ia dal me shokët e skuadrës. Ata më ndihmojnë dhe më udhëzojnë, para dhe prapa. Jam shumë i lumtur që e ndihmoj skuadrën edhe në këtë pozicion.

Mundohem më së miri dhe në dy ndeshjet e fundit kam bërë paraqitje pzotive”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat