Pogba thumbon Mourinhon

Futboll

Pogba thumbon Mourinhon

Më: 16 prill 2021 Në ora: 11:53
Pogba thumbon Mourinhon

Paul Pogba ka folur për hërë të parë kundër Jose Mourinho, duke akuzuar këtë të fundit se krijonte polemika me lojtarët pa asnjë arsye.

Mesfushori nuk ngurroi të thumbonte ish-trajnerin e tij te Manchester Utd duke e akuzuara se po shmangte vëmendjen me taktika nga më të ndryshmet pas humbjes 3-1 të Totenhemit përbalë “djajve të kuq”.

“Marrdhënia që kam tani me Ole është ndryshe, ai nuk do të dilte kurrë kundër lojtarëve të tij. Ai nuk do t’i linte ata mënjanë. Ndoshta Ole nuk do të grumbullonte lojtarë të veçantë, por nuk do t’i linte mënjëanë sikur nuk ekzistojnë më. Ky është ndryshimi mes Mourinhos dhe Ole.

Unë kisha një marrëdhënie të mirë me Murinjon, të gjithë e shihnin këtë, por një ditë nuk e kuptova se çfarë ndodhi. Nuk mund ta shpjegoj se nuk e di” tha Pogba i cili kishte një zënkë në stërvitje me Murinjon në muajt e funti të portugezit te “djajtë e kuq” dhe ky i fundit i hoqi edhe detyrën e zëvendëskapitenit në ekip. Sipas francezit, sulmi i Murinjos ndaj Solskjaer për komentin rreth Son ishte sjellja tipike e portugezit.

“Jam i sigurt që Murinjo tha diçka që të bënte njerëzit të flitnin për të. Ne e fituam ndeshjen, ai e humbi dhe nuk do të flasë për ndeshjen, ai dëshiron të flasë për babain e dikujt, kjo është ajo që bën. Të gjithë e dinë që është një sjellje tipike e Murinjos”, tha Pogba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat