Champions League ndryshon përsëri

Futboll

Champions League ndryshon përsëri

Më: 16 prill 2021 Në ora: 12:48
Champions League ndryshon përsëri

UEFA është gati që të pranojë kërkesën e klubeve të mëdha për ndryshimin e Ligës së Kampioneve, pasi e di që mund të rrezikojë të humbasë plotësisht turneun në vitin 2024, kur i mbaron akordi që ka me ECA-n, organizatën që përfaqëson klubet kontinentale.

Një format i ri që e bën turneun me më shumë skuadra në grupe dhe që shton ndeshjet për ta.

Kjo bëhet për të rritur të ardhurat duke llogaritur se në fazën në grupe tashmë nuk do të ketë me 6 ndeshje por 10, meqë nga viti 2024 do të shqyrtohet modeli i 6 skuadrave në çdo grup, për të çuar në 36 numrin e pjesëmarrësve në këtë fazë, shkruan vipsport.

Në këtë mënyrë shtohen 100 ndeshje dhe kjo do të çojë në zgjerimin e kalendarit të aktivitetit, duke luajtur sfida edhe në dhjetor apo janar, pa pasur pauzë siç ndodh në formatin aktual. Megjithatë, pritet që klubet të përballen me kundërshti nga ligat përkatëse, pasi do të jetë e vështirë që të gjejnë vend në kalendarin aktual pa cenuar ndonjë prej kompeticioneve kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat