Barcelona është një nga klubet me më shumë trofe në botë

Futboll

Barcelona është një nga klubet me më shumë trofe në botë

Më: 16 prill 2021 Në ora: 13:25
Barcelona është një nga klubet me më shumë trofe në botë

Barcelona është një nga klubet me më shumë trofe në botë.

Për shembull, ka fituar më shumë Kupa Mbreti: 30. Lojtarët e saj janë të njohur në aspektin ndërkombëtar dhe shumica prej tyre kanë një palmares shumë të pasur.

Por, gjithashtu ka edhe nga ata që nuk e dinë se çfarë do të thotë të luash një finale të një turneu të tilla. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për të rinjtë e akademisë.

14 futbollistë të Barcelonës nuk kanë luajtur kurrë një finale në Kupën e Mbretit. Ka lojtarë veteranë si Grizman apo Neto, që pavarësisht ecurisë në karrierën e tyre, nuk kanë luajtur një ndeshje si ajo e nesërmja që do të luhet në Sevilje. Portieri brazilian e ka fituar trofeun, pikërisht kundër Barcelonës në sezonin 2018-2019, por në atë ndeshje nuk luajti në finale.

Marselino i besoi Domenekut në stadiumin “Benito Vijamarin”. Por, edhe futbollistë të tjerë si Pjaniç, Breithueit, De Jong, Dest, Pedri, Trinkao, Xhunior, Mateus, Arauho, Mingeza, Ilaiks dhe Riki Puxh kurrë nuk kanë qenë pjesë e një ndeshjeje të tillë. Disa prej tyre do të jenë titullarë kundër Bilbaos si De Jong, Pedri, Grizman, Arauho apo Mingeza. Sigurisht që trajneri Kuman duhet të dijë të fitojë edhe pa eksperiencën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat