Benzema po mbyll sezonin e tij të 11 me fanellën e Realit të Madridit

Futboll

Benzema po mbyll sezonin e tij të 11 me fanellën e Realit të Madridit

Më: 16 prill 2021 Në ora: 14:19
Benzema po mbyll sezonin e tij të 11 me fanellën e Realit të Madridit

Karim Benzema po mbyll sezonin e tij të 11 me fanellën e Realit të Madridit, ndërsa Florentino Perez është gati t’i rinovojë sërish kontratën, për ta mbajtur francezin në kryeqytetin spanjoll deri në fund të karrierës së tij sportive.

Bashkëpunimi aktual mes palëve përfundon verën e 2022-shit, megjithatë mediat spanjolle raportojnë se është arritur marrëveshja që Benzema të firmosë një kontratë të re, me vlefshmëri deri në verën e 2023-shit.

Në atë kohë sulmuesi francez do të ketë thuajse 36 vite mbi supe dhe do të jetë duke programuar mbylljen e një karriere gjatë të cilës ka fituar thuajse gjithçka me fanellën e Realit të Madridit.

Benzema u rrit te Lyoni dhe u transferua te Los Blancos në verën e 2009-ës, kur ishte vetëm 22 vjeç, ndërsa gjatë këtyre viteve ka luajtur plot 549 ndeshje me fanellën e Realit të Madridit, duke shënuar edhe 274 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat