Edhe Pepe kundër Mourinhos

Futboll

Edhe Pepe kundër Mourinhos

Më: 16 prill 2021 Në ora: 14:26
Edhe Pepe kundër Mourinhos

Në vitin e trazuar 2013 për Real Madridin, Pepe ishte një nga lojtarët që ngriti zërin më shumë për të mbrojtur Iker Casillas në përballjen e portierit me Mourinho.

Një episod shumë famëkeq ishte ai, kur mbrojtësi iu kundërvu trajnerit, pasi ai tha se ishte penduar që nuk nënshkroi më parë me Diego López: “Duhet të keni pak respekt për Iker. Deklaratat e trajnerit nuk kanë qenë më të përshtatshmet”, – deklaroi Pepe pas një ndeshjeje kundër Valladolid.

Në një intervistë të fundit, lojtari i Portos është pyetur për atë moment dhe ato fjalë, duke shpjeguar se nuk ka asnjë problem me Mourinho dhe se foli me të pas kësaj: “Dua të sqaroj se në atë kohë nuk dola kundër trajnerit tim. Thjesht i kërkova më tepër respekt për një shok të skuadrës.

Unë isha shumë i qartë për këtë. Iker ka një histori unike te Real Madridi, ai ka fituar edhe Kupën e Botës dhe Kampionatin Europian. Ishte kapiten i Real Madridit dhe i kombëtares, nuk e kuptin pse u kritikua kaq shumë… Thjesht doja të mbroja shokun tim të skuadrës”, – tha Pepe në një intervistë për “NOVO”.

Qendërmbrojtësi e ka bërë të qartë se Iker Casillas nuk e meritonte trajtimin që mori gjatë atij sezoni, megjithëse e pranon se ndoshta fjalët e tij nuk ishin në kohën e duhur, duke parë klimën që ishte te Real Madridi: “Ndoshta kam folur në kohë të gabuar, sepse ata të dy ishin në gjendje lufte.

Unë i kërkova vetëm respect për Iker. Ende mendoj se ajo që ndodhi te Real Madridi ishte e padrejtë, për gjithçka që Iker i dha futbollit, atij klubi. Nuk e meritonte të trajtohej ashtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat